Auto&Tech

Apple iPhone 8 do të vijë me mbushës 5W

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 06 July 2017

Pritet që iPhone 8 të prezantohet në shtator dhe deri më tash kemi pasur mjaft informacione për pajisjen e re të kompanisë nga Kupertino.

Të gjitha raportet janë unike rreth detajeve, të cilat sugjerojnë se të tri modelet e reja iPhone do të kenë shtëpizë prej xhami dhe skaje të metalit, për të mbështetur opsionin e mbushjes pa tela, transmeton KosovaPress.

Por, shumë përdorues dëshirojnë edhe opsionin e mbushjes së shpejtë, e cila është e pranishme në numër të madh të telefonave Android. Sipas raportit më të ri të analistit Ming-Chi Kua, iPhone 8 do të ketë mbushësin 5W, me kabllon USB Type-A Lightning.

-Advertisement-

Megjithatë, analistët besojnë se telefonin do të përkrahë metodën Fast Charging dhe mbetet të shihet se sa shpejt iPhone 8 do t’ia arrijë që të mbushet në krahasim me modelet konkurrente.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy