Auto&Tech

Apple heq dorë nga prodhimi i një makine elektrike

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 28 Shkurt 2024

Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple braktisi planet për të prodhuar makinën e tij elektrike pasi mbylli Grupin e Projekteve Speciale që punonte për këtë detyrë, raporton Bloomberg.

Ky lajm sinjalizon fundin e përpjekjeve të Apple për të ndërtuar një makinë që mund të konkurrojë me Tesla-n. Mijëra njerëz punuan në projektin e përmendur, i cili u zhvillua kryesisht në fshehtësi, por ai kurrë nuk u fut në biznesin kryesor të Apple, raporton CNBC.

Apple dhe CEO i saj Tim Cook kurrë nuk e kanë pranuar publikisht se po punojnë në zhvillimin e makinave elektrike, përkundrazi kanë deklaruar se janë duke punuar në “sisteme autonome”.

-Advertisement-

Thashethemet për ambiciet e Apple për të prodhuar makina elektrike u shfaqën në vitin 2014 pasi firma rekrutoi inxhinierë automobilistikë dhe talente të tjera nga kompanitë e automobilave.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy