Auto&Tech

‘Apple’ detyrohet t’i paguajë mbi 500 milion dollarë gjobë një universiteti

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 26 July 2017

Një gjykatë Amerikane urdhëroi Appletë paguajë 506 milion dollar për shkeljen e një patente të Universitetit të Wisconsin duke dyfishuar gjobën e dhënë më parë.

Dyfishimi i gjobës me 272 milion dollar të tjera erdhi pasi Apple vijonte të shkelte patentën e teknologjisë së procesorit.

Universiteti paditi në gjykatë Apple në 2014-ën për shkelje të një patente në procesorët e saj me disa versione të iPhone.

-Advertisement-

Teknologjia e zhvilluar nga Universiteti i Wisconsin përmirësonte performancën e procesorëve.

Patenta është licencuar në 1998-ën nga profesori i Universitetit Gurindar Sohi dhe tre studentë të tij.

Apple mohoi akuzat duke thënë se ishin të pavlefshme. Kompania kishte kërkuar nga Zyra Amerikane e Patentave të rishikonte vlefshmërinë e saj një kërkesë e cila ishte refuzuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera