Apostolova thirrje partive: Kandidatët për deputetë t’i plotësojnë standardet
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 19 May 2017
Përfaqësuesja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve politikë që të sigurojnë se zgjedhjet dhe fushatat zgjedhore do të kryhen në përputhje me standardet politike, si dhe të sigurojnë që në lista të vendosen kandidatët që përmbushin standardet më të larta të zyrtarëve publikë.
Këto komente ajo i bëri pas nënshkrimit të memorandum mirëkuptimit me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Shefja e misionit të BE-së, Natalia Apostolova, pas nënshkrimit të memorandumeve, ka bërë thirrje tek liderët politikë që të sigurojnë që në listat për deputet të vendosen kandidatët më të mirë të cilët i përmbushin standardet më të larta zyrtare.
“Bëj thirrje tek liderët politikë që të sigurojnë që në lista të vendosen kandidatët të mirë të cilët përmbushin standardet më të larta të zyrtarëve publikë. Më lejoni të inkurajoj qytetarët e Kosovës jashtë dhe brenda vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë përfaqësuesit dhe për të ardhmen e tyre“, tha Apostolova.
Ajo po ashtu ka folur edhe për mision vëzhgues dhe qëllimin e nënshkrimit të memorandumit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
“Më lejoni të them se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në një moment kritik për reformat e saj lidhur me BE-në. Gatishmëria e BE-së të pozicionojë monitorues në një njoftim aq të shkurtër, tregon se BE-ja është shumë e përkushtuar ndaj Kosovës dhe tregon rëndësinë që BE-ja u jep këtyre zgjedhjeve. Dua të shfrytëzoj rastin dhe të them se zgjedhjet e drejta dhe të lira janë baza e çdo demokracie të shëndetshme. Në të vërtetë ato sigurojnë që qeveritë fitojnë fuqitë e tyre nga sundimi i popullit. E nënvizoj se BE-ja pret një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, transparentë dhe të besueshëm. Prandaj, ne bëjmë thirrje tek të gjithë liderët politikë që të sigurojnë se zgjedhjet dhe kampanjat zgjedhore do të kryhen në përputhje me standardet politike”, tha Apostolova.
Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se përmes këtij memorandumi KQZ-ja, garanton qasje dhe lehtësi për misionin vëzhgues të BE-së.
“Përmes këtij memorandumi KQZ, do të garantoj lehtësi dhe qasje të misionit vëzhgues të BE-së dhe anëtarët e saj për aspektin që ndërlidhen me procesin zgjedhor. KQZ vlerëson lartë interesimin e BE-së për të vëzhguar këto zgjedhje dhe konsiderojmë se do t’i kontribuoj rritjes së besueshmërisë me integritetit të procesit zgjedhor“, tha Daka.
Daka shtoi se edhe në të kaluarën ka pasur memorandum të tillë të nënshkruar. Sipas saj, raportet që kanë dal nga vëzhguesit e BE-së, kanë qenë të mirëseardhura për institucionin që ajo drejton. Ajo shpreson që këto zgjedhje dhe raportet që do të dalin nga zgjedhje të kalojnë në një frymë demokratike ferr dhe të lirë dhe se të gjitha rezultatet do të jenë të pranuara nga të gjithë.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, nënshkrimin e memorandumit e ka bërë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili tha se Qeveria ofron të gjitha masat teknike për misionin e BE-së gjatë zgjedhjeve.
“Për neve si një vend demokratik, si një vend i cili po ndërton një shoqëri të re, organizimi i zgjedhjeve të lira, ferr demokratike dhe mbajtja e një gare po ashtu në mes të partive politike është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një shtet i ri. Në këtë drejtim arritja e standardeve më të larta është një qëllim i joni madhor si Qeveri e Kosovës. Dua të ju informoj që Qeveria e Kosovë do të ndërmerr të gjitha masat që vëzhguesit e BE-së, të mbështet në rrafshin teknik dhe të kemi kushte të favorshme me qëllim që ta kryejmë punën e tyre të pavarur dhe profesionale“, tha Hoxhaj.
Ai po ashtu tha se edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ftuar një delegacion të BE-së dhe se ky memorandum ka mbështetjen e të gjitha institucioneve të Kosovës.
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...