Lajme

Apostolova takon përfaqësuesit e grupeve parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 12 October 2017

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova sot fillon takimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe komisionet parlamentare.

Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera