Apostolova e shqetësuar me grevën e mësimdhënësve dhe prokurorisë
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 12 March 2018
E shqetësuar me grevën e mësimdhënësve dhe të Prokurorisë Speciale ka thënë të jetë shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Ajo tha se është e shqetësuar nga këto lloj qëndrimesh të shërbyesve civil, ndërsa tha se në qoftë se do të donin vërtet një zhvillim të qëndrueshëm të reformave në Kosovë, duhet të fillohen së pari me reformën në administratën publike.
Apostolova: Jam e shqetësuar nga këso lloj qëndrimesh nga shërbyesit civil.
“Sot dëgjova nga kolegët e mijë se është paralajmëruar grevë e shoqatës së mësimdhënësve që po kërkojnë disa dëshira të rëndësishme, njëra prej tyre është rritja e pagave. Tani që po rrimë këtu mora një mesazh se prokuroria do të hyjë në grevë, kështu që jam e shqetësuar nga këso lloj qëndrimesh nga shërbyesit civil, sepse në qoftë se do të donim vërtet të kemi një zhvillim të qëndrueshëm të reformave në Kosovë, kjo duhet të filloj së pari me reformën në administratën publike. Në qoftë se kemi kategorizim të kategorive të ndryshme të ofruesve të shërbimeve dhe në qoftë se ato janë të lidhura shumë mirë me buxhetin e vendit, vetëm atëherë mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm. Ndryshe, secila shoqatë mund të kërkojë rroga të reja, paga të reja, por në bazë të çkaje”, ka thënë ajo.
SBASHK-u sot po mban grevë një ditore, ku po kërkojnë ligjin e viteve të 90-ta. Ata kanë thënë që nëse nuk përmbushet atëherë do të hyjë në grevë të përgjithshme.
Ndërsa, këshilli Grevist i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka njoftuar se kanë vendosur të hynë në grevë të pjesshme nga një orë në ditë prej orës 09:00 – 10:00, e cila formë e grevës do të zgjatë deri të premten.
Sipas njoftimit, greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...