Apostolova e përsërit: Demarkacioni vazhdon të mbetet kusht për viza
Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 20 Maj 2017
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, në një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB tha se nga dy kushtet e mbetura [demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, demarkacioni është kushti kryesor për liberalizimin e vizave.
“E di se disa prej jush nuk mendoni se është e drejtë, por për fat të keq, dëshiroj të ritheksoj se procesi i zgjerimit nuk është gjithmonë i drejtë. Unë vij prej një shteti të vogël ku edhe ne është dashur të bëjmë aq shumë që të marrim vendime të vështira që të jemi anëtare e BE-së. Ky është një klub, ku rregullat i përcaktojnë ata ndërsa ne duhet t’i përmbushim”, u shpreh ajo.
Apostolova, këtë kusht të BE-së ndaj Kosovës e arsyetoi duke thënë se më parë, kanë qenë dy shtete anëtare të cilat kanë pasur problem me përcaktimin e kufirit, dhe sipas saj, këtë BE-ja nuk ka dashur ta lejojë që të ndodh edhe me Kosovën edhe Malin e Zi.
“Çdo cikël i zgjerimit sjell në vete mësimet e nxëna si për komisionin dhe një prej këtyre cikleve, kemi pasur probleme në mes të dy shteteve anëtare ku çështja e kufirit është bërë aq problematike sa që vet anëtarësimi prej këtyre shteteve anëtare është vonuar për një vit e gjysmë vetëm për shkak se nuk kishin të përcaktuar kufirin. Në mënyrë që të përjashtojmë mundësitë e tilla apo incidente të tilla, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është si kusht i rëndësishëm që është vendosur për brenda këtij procesi në Kosovë” tha Apostolova.
Ajo gjithashtu shtoi se demarkacioni ka qenë çështje shumë teknike, por që është shndërruar në çështje shumë politike.
“Demarkacioni ka qenë çështje më teknike, ka ekzistuar një komision i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë që duke u bazuar në shumë hulumtime e analiza shkencore, duke diskutuar me njerëzit e shoqërisë civile të partive politike, e kanë përcaktuar kufirin. Mali i Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje. Nga ana e Kosovës, nga një çështje shumë teknike është shndërruar në diçka shumë politike. Kjo është e vërteta e dhimbshme që kjo çështje është politizuar”, vlerësoi shefja e BE-së në Kosovë.
Sa i përket mundësisë se Kosova mund të humbas territore dhe se një mundësi e rinegociimit mes palëve mund të jetë një opsion pas legjislacionit të ri në Kosovë, Apostolova tha se BE-ja do ta pranojë çdo zgjidhje që vjen mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.
“Raporti ka qenë shumë i qartë që ka thënë se Kosova nuk humbet territor. Në pajtueshmëri me botëkuptimin tonë, ky demarkacion është i drejti, i duhuri. Por, nëse Kosova vendos që ta gjejë ndonjë mënyrë tjetër për zgjidhjen e kësaj çështje, rinegociimi me Malin e Zi, angazhimi i një komisioni të ri për shqyrtimin e kësaj çështje, të kalohet në arbitrazh apo çfarëdo mënyre për zgjidhjen e demarkacionit, do të pranohet nga BE-ja. Nuk jemi ne ata që të ju mësojmë se si ta bëni, por për neve është me rëndësi rezultati. Gjithmonë varet prej jush, ju vendosni se si e bëni këtë”, u shpreh ajo.
Apostolova ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë. Sa i përket përzgjedhjes së kandidatëve në listat e partive politike, të cilët dyshohen për veprime kundërligjore në vend, ajo tha se do të dëshironte që të ketë fuqi në këtë çështje, por që nuk ka.
“Ne jemi komunitet ndërkombëtar dhe normalisht jemi këtu që të ndihmojmë, por nuk mund ta marrim në pronësi vendimin dhe nuk e kemi mandatin ekzekutiv për këtë, prandaj dhe nuk do të dëshirojmë ta bëjmë këtë”, u shpreh Apostolova.
Shefja e BE-së në Kosovë foli edhe për situatën e fundit në Maqedoni, ku tha se marrëdhëniet ndërfqinjësore mes shteteve janë bazamenti i integrimit në BE, por sipas saj, në Ballkanin Perëndimor ka ende probleme të natyrës së tillë, të cilat do të marrin shumë kohë.
“Të gjithë e dinë që ekziston një historik që nuk mund të harrohetnë Ballkanin Perëndimor, histori e cila ka shumë plagë e që nuk janë shëruar. Gjëja më e rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor është fakti se për të gjitha këto shtete ekziston perspektiva evropiane. Nëse mund të bazohemi te mbështetja e jonë, do të jetë më e lehtë që t’i tejkalojmë këto retorika dhe këto gjuhë në lidhje me marrëdhëniet fqinjësore në lidhje me çfarë përqindje p.sh sa për qind të serbëve jetojnë në Veri të Kosovës, sa për qind të shqiptarëve jetojnë në Republikën e Maqedonisë […] kjo retorikë nuk është ajo që na kryen punë, nuk është e dobishmja”.
Shefja e BE-së në këtë ligjëratë përmendi edhe tre problemet e rëndësishme të BE-së që janë largimi i Britanisë së Madhe, emigrimi dhe problemet me terrorizmin. Gjithashtu ajo foli edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të BE-së karshi Ballkanit Perëndimor, duke mos lënë anash dhe zhvillimet e fundit në Turqi si dhe perspektivën evropiane të saj.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...































