Lajme

Apostolova e Delawie bëjnë thirrje për ndryshime në sistemin e drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 11 December 2017

Përfaqësuesja e BE-së Natalia Apostolova, ka thënë se prioritet për Kosovën duhet të jetë, Rishikimi i Sektorit të Drejtesisë, më pas agjenda e reformave evropiane, amandametimi i kodit penal, kodit të procedurë penale, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, si dhe koncept dokumenti për suspendimin e zyrtarëve të lartë që kanë aktakuza.

Apostolova, ka thënë se është koha që të bëhet diçka në këtë drejtim, dhe se ajo mbështet miratimin e këtij koncept dokumenti si të veçantë.

Ambasadori amerikan Greg Delawie, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova ta miratojë ligjin për Prokurorin Disiplinor, pasi që kjo do të ndihmonte që në sistemin e drejtësisë të ketë njerëz me integritet dhe do të fuqizonte luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

-Advertisement-

Këto komente Apostolova e Delawie i bënë në forumin e organizuar nga Ministria e Integrimeve, pjesë e të cilit ishte edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai tha se fokusi për vitin 2018, do të jetë rishikimi funksional i sistemit te drejtësisë, ndërsa janë po thuaj ne përfundim të kodit penal, dhe po punojnë në hartimin e kodit të procedurës penale.

Po ashtu ka shtuar se kanë dërguar në kuvend projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, atë për prokurorin e shtetit dhe se do te hartojnë edhe koncept dokumenti për suspendimin e zyrtarëve ndaj të cilëve ngrihen aktakuza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera