Lajme

Apostolova do të inaugurojë ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 10 December 2019

Sot pritet të nise ndërtimi i një ngrohtoreje të re moderne me biomasë në Gjakovë.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në punimet inauguruese të këtij investimi 14 milionë eurosh të Bashkimit Evropian.

Përurimi do të bëhet në vendin e quajtur Rezinë, ku do të ndërtohet ngrohtorja e re.

-Advertisement-

Ndërtimi i ngrohtores me biomasë do të ofrojë përfitime të shumta për qytetarët.

Rreth 40% e qytetarëve të Gjakovës do të përfitojnë nga furnizimi i ngrohjes me cilësi të lartë, do të ketë më pak ndotje të ajrit me ngrohtoren e re, e cila gjithashtu do të prodhojë edhe një sasi të caktuar të energjisë elektrike.

Vetëm pak javë më parë, gjatë një vizite në Gjakovë, Apostolova kishte shprehur zhgënjimin për mos fillimin e punimeve për këtë ngrohtore duke iu kërkuar autoriteteve që të mbyllin të gjitha procedurat e parapara.

Projekti për ngrohtoren është parashikuar të funksionojë me biomasë, duke përdorur mbeturinat bujqësore dhe drusore si lëndë djegëse.

Këtë projekt Komuna e Gjakovës e kishte fituar në vitin 2015, por prej atëherë nuk ka nisur ndërtimi i saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera