Lajme

Apostolova: Asnjë politikan s’ka të drejtë ta vë në rrezik të ardhmen e Kosovës!

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 22 December 2017

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është shprehur e tmerruar në lidhje me iniciativën e Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorisë së Specializuar.

Apostolova në një deklaratë për gazetën “Zëri” ka thënë se asnjë politikan kosovar nuk ka të drejtë të marrë një vendim që do ta vendoste në rrezik të ardhmen e Kosovës.

“Jam e tmerruar nga iniciativa e Kuvendit të Kosovës për të shfuqizuar ose në ndonjë mënyrë tjetër për ta anuluar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyren e Prokurorisë së Specializuar. I bëj thirrje Kuvendit të tërheqë menjëherë një iniciativë të tillë. Një veprim i tillë do të ishte tepër i dëmshëm për Kosovën. Ai do të rrezikonte gjithë punën e përbashkët të viteve të fundit në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Do të dëmtonte të gjithë punën që është bërë për t’i dhënë fund mosndëshkimit. Asnjë politikan kosovar nuk ka të drejtë të marrë një vendim që do ta vendoste në rrezik të ardhmen e Kosovës”, ka deklaruar Apostolova për gazetën “Zëri”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera