Lajme

Apokalipsi ka rënë mbi Paris, qytetin e merr uji

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 28 January 2018

Kryeqyteti francez është vërshuar pasi lumi Sena doli nga shtrati, shkaku i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut për disa ditë me radhë.

Sjaku i vërsjimeve është dashur të mbyllen shumica e zonave turistike dhe të ndërpriten udhëtimet me barka

Uji ka hyrë në bodrumet e objekteve që ndodhen në afërsi të lumit, ndërsa banorët e disa lagjeve janë evakuuar, teksa shumë të tjerë kanë larguar gjërat e vlefshme prej banesave.

-Advertisement-

Në rrezik janë pjesët e ulëta të muzeve dhe galerive, si dhe shumë bodrumeve të verërave.

Niveli i Senës që zakonisht është një metër e gjysmë, gjatë ditës së sotme ka qenë 5.7 metra, që është 2.4 metra më pak se niveli i vërshimeve gjatë vitit 2016.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në periferi të Parisit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Megjithëse meteorologët kishin thënë në fillim të javës se niveli i ujit do të ritet, parashikimet e fundit tregojnë se nuk do të ketë shi dhe uji pritet të tërhiqet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera