Lajme

Aplikoni për garat e kimisë dhe gjuhës angleze në Mehmet Akif, bursa për nxënësit më të mirë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 06 March 2019

Edhe këtë vit kolegji i njohur në Kosovë organizon garat në lëndën e kimisë dhe gjuhës angleze për klasat e 8-ta dhe të 9-ta për të gjitha shkollat publike. Fituesit e këtyre garave do të përfitojnë burs studimi në shkollat e Mehmet Akif.

Sipas shkollës këtë vit garat do të mbahen në 17 qendra të ndryshme të Kosovës dhe pvr dallim nga vitet e kaluara numri i nxënësve pjesmarrës për secilën shkollë nuk do të jetë i kufizuar.

“Afati i fundit për aplikim në gjuhën angleze vshtë deri në 11 mars kurse provimi do të mbahet në 16 mars në orën 10:00 në njërën nga shkollat e qytetit tuaj. Aplikimi është onlinë dhe bëhet në websiten e shkollës kurse rezultatet do të dalin në 20 mars.” thuhet në njoftimin e shkollës.

-Advertisement-

Mehmet Akif është një shkollë private, laike në Kosovë dhe është e lincesuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).

Mehmet Akif gjendet në periferi të Prishtinës, me një mjedis të pastër dhe ka një ambient komod dhe kushte shumë të mira për nxënësit. Gjithashtu ka çdo ditë edhe shërbimin me mikrobus që transporton nxënësit dhe konvikt për nxënësit që vijnë nga jashtë saj.

Shkolla Mehmet Akif ka shumë elemente të veçanta që e bën ndryshe nga shkollat e tjera private, të cilat janë:

Nxënësit e shkollës Mehmet Akif çdo vit fitojnë bursa në universitetet më të mira ndërkombëtare, si në shtetet SHBA, Angli, Gjermani, Kanada, Hungari etj. Ne i ndihmojmë nxënësit edhe gjatë procesit të aplikimit.

Në këtë shkollë anglishtja mësohet në nivel shumë të kënaqshëm dhe lëndët shkencore jepen në gjuhën angleze. Edhe kursi (SAT-provim i rëndësishëm që kërkohet nga universitetet ndërkombëtare) jepet po ashtu.

Gjithashtu në këtë shkollë jepen edhe kurse të gjuhës gjermane dhe çdo nxënës që dëshiron mund të marrë pjesë.

Në Mehmet Akif funksionojnë klube të ndryshme si Klubi i Letërsisë, Klubi i Debatit, Klubi i Shahut etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera