Lajme

Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 13 October 2021

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të gjithë ata persona që marrin kredi konsumuese deri në shumën

10,000 euro, të përfitojnë subvencionim të kredisë. Shuma e subvencionimit për secilin aplikues që kualifikohet është 10% e shumës totale të kredisë, deri në 300 euro.

“Të interesuarit për përfitim nga kjo masë fillimisht duhet të marrin kredinë në ndonjërën nga institucionet financiare të lincensuara në Kosovë, e pastaj të plotësojnë formularin për aplikim. Pas

-Advertisement-

konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit”,thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Duke qenë se IBAS është i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës, kreditë që lëshohen nga ky institucion mund të subvencionohen nga Qeveria. Prandaj, mund të aplikoni për kredi në IBAS dhe pastaj të aplikoni për subvencionim të kredisë. Formularin për aplikim e gjeni në platformën eKosova, te rubrika “shërbimet”.

Nëse ju duhet ndihmë gjatë aplikimit, kontaktoni numrin 038600300!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera