Lajme

Aplikimi për vizë, Ambasada gjermane jep një lajm të mirë

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 13 September 2022

Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë personat që kanë nevojë për vizë.

Kjo ambasadë ka thënë se terminet për viza tanimë mund të rezervohen përmes VisaMetric.

“Ambasada në Prishtinë tani e tutje do të punojë së bashku me VisaMetric, ofruesin e shërbimit të kontraktuar të komisionuar nga Zyra e Jashtme në Berlin. Ky bashkëpunim tashmë e ka dëshmuar veten edhe në disa vende të tjera. Ofruesi i shërbimit VisaMetric ju ndihmon të bëni aplikimin tuaj për vizë Schengen. Ai dërgon dokumentet tuaja në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, ku aplikimi do të vazhdojë të ekzaminohet dhe vendoset. Pastaj merr pasaportën nga ofruesi i shërbimit. Ofruesi i shërbimit do të lejojë një takim dukshëm më të shpejtë, i cili do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes për aplikim”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Informacionet për aplikim, si dhe datat për aplikim, mund të rezervohen në këtë LINK

.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera