Aplikimi për në Universitet, sot afati i fundit për Tiranën
Autori: Gazeta inFokus
09:18 | 22 July 2017
Të gjithë maturantët duhet të aplikojnë deri në datën 28 korrik për të qënë pjesë e garës për në Universitet. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se sot është afati i fundit për maturantët e qarkut të Tiranës, ndërkohë që më pas aplikimet vijojnë me qarkun Kukës dhe Elbasan. Maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë për të aplikuar në një nga degët e universiteteve publike ose private, kriter mbetet mesatarja e shkollës së mesme.
Së pari duhet të shkarkoni nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) sot Qendra e Shërbimeve Arsimore, faturën për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL, dhe më pas ta printojnë. Me këtë faturë të printuar duhet të paraqiten pranë secilit filial të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh. Më pas paraqituni në drejtorinë e shkollës, në të cilën keni bërë aplikimin e formularit A1 apo A1Z dhe dorëzoni mandat pagesën.
Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik notën mesatare të tij e llogaritur sipas VKM nr. 346 datë 19.04.2017. Vëmë në dukje se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin e aplikimit për në IAL për shkak të mungesës në sistem të notës mesatare.
Përzgjedhja e programeve të studimit preferenciale (<= 10) ndërmjet atyre që ofrohen nga IAL-të publike dhe private do të bëhet në portalin e Maturës Shtetërore Online në adresën matura.akp.gov.al. Afati i plotësimit të notave mesatare në sistem është nga data 19.07.2017 ora 08.30 deri 28.07.2017, ora 16.30. Gjithashtu aplikantët për në IAL duhet t’i përshtaten kalendarit të aplikimeve.
Përshembull maturantët dhe kandidatët e Dar Tiranë kanë afat të plotësojnë mesataren deri në datën 22 korrik 2017, meqënëse kjo është edhe data e fundit e aplikimit për maturantët e këtij Dar-i. Po njësoj për secilin Dar/Za afati i fundit i plotësimit të mesatareve në sistem është ai kur kanë ditën e fundit të aplikimit.
Maturanti e ka kryer pagesën dhe ka të hedhur në sistem notën mesatare sipas VKM Nr. 346, datë 19.04.2017. Maturanti mund ta plotësojë formularin pavarësisht nga nota mesatare që ka. Në varësi të notës mesatare dallohen rastet e mëposhtme: a) Nëse nota mesatare e hedhur në sistem është më e madhe ose e barabartë me 6 atij maturanti do ti shfaqet lista me të gjitha programet e studimit që IAL –të Publike dhe Private ofrojnë për vitin akademik 2017-2018.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
































