Lajme

Aplikimi për në Universitet, sot afati i fundit për Tiranën

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 22 July 2017

Të gjithë maturantët duhet të aplikojnë deri në datën 28 korrik për të qënë pjesë e garës për në Universitet. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se sot është afati i fundit për maturantët e qarkut të Tiranës, ndërkohë që më pas aplikimet vijojnë me qarkun Kukës dhe Elbasan. Maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë për të aplikuar në një nga degët e universiteteve publike ose private, kriter mbetet mesatarja e shkollës së mesme.

Së pari duhet të shkarkoni nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) sot Qendra e Shërbimeve Arsimore, faturën për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL, dhe më pas ta printojnë. Me këtë faturë të printuar duhet të paraqiten pranë secilit filial të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh. Më pas paraqituni në drejtorinë e shkollës, në të cilën keni bërë aplikimin e formularit A1 apo A1Z dhe dorëzoni mandat pagesën.

Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik notën mesatare të tij e llogaritur sipas VKM nr. 346 datë 19.04.2017. Vëmë në dukje se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin e aplikimit për në IAL për shkak të mungesës në sistem të notës mesatare.

-Advertisement-

Përzgjedhja e programeve të studimit preferenciale (<= 10) ndërmjet atyre që ofrohen nga IAL-të publike dhe private do të bëhet në portalin e Maturës Shtetërore Online në adresën matura.akp.gov.al. Afati i plotësimit të notave mesatare në sistem është nga data 19.07.2017 ora 08.30 deri 28.07.2017, ora 16.30. Gjithashtu aplikantët për në IAL duhet t’i përshtaten kalendarit të aplikimeve.

Përshembull maturantët dhe kandidatët e Dar Tiranë kanë afat të plotësojnë mesataren deri në datën 22 korrik 2017, meqënëse kjo është edhe data e fundit e aplikimit për maturantët e këtij Dar-i. Po njësoj për secilin Dar/Za afati i fundit i plotësimit të mesatareve në sistem është ai kur kanë ditën e fundit të aplikimit.

Maturanti e ka kryer pagesën dhe ka të hedhur në sistem notën mesatare sipas VKM Nr. 346, datë 19.04.2017. Maturanti mund ta plotësojë formularin pavarësisht nga nota mesatare që ka. Në varësi të notës mesatare dallohen rastet e mëposhtme: a) Nëse nota mesatare e hedhur në sistem është më e madhe ose e barabartë me 6 atij maturanti do ti shfaqet lista me të gjitha programet e studimit që IAL –të Publike dhe Private ofrojnë për vitin akademik 2017-2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera