Lajme

Aplikimi për BE, eurodeputetët: Të përcillet me normalizim të raporteve me Beogradin

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 15 December 2022

Eurodeputetët kryesues e kanë mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në një deklaratë të lëshuar së fundit, thuhet se ky akt të cilin e quajnë ‘’simbolik’’, duhet të pasohet nga Kosova me veprime konkrete dhe kuptimplota, përfshirë specifikisht normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përcjell klankosova.tv.

“Sot shënon një moment historik në marrëdhëniet BE-Kosovë. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk pasqyron vetëm orientimin e vendosur pro-evropian të kosovarëve dhe konsensusin mes partive politike. Është gjithashtu një zgjedhje e qartë strategjike në këto kohë sfidash të paprecedentë gjeopolitike . Ne përgëzojmë harmonizimin e vazhdueshëm të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, para së gjithash përmes miratimit të sanksioneve pas luftës së agresionit rus kundër Ukrainës. Solidariteti i saj i fortë me popullin e Ukrainës e pozicionon Kosovën si një partner të besueshëm, tashmë të ankoruar thellë në aleancën evropiane dhe transatlantike. Prandaj, ne përsërisim thirrjen e Parlamentit Evropian për shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran që ta bëjnë këtë dhe kështu ta lejojnë atë të përparojë në rrugën e saj evropiane në baza të barabarta me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besojmë se Kosova do të bëjë përpjekje shtesë për të adresuar sfidat e shumëfishta në rrugën e saj evropiane dhe në këtë aspekt presim që ky akt simbolik i aplikimit për anëtarësim të pasohet me veprime konkrete dhe kuptimplota. Një element vendimtar për arritjen e progresit në rrugën e integrimit në BE është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve dhe përfundimi i suksesshëm i Dialogut Prishtinë-Beograd të udhëhequr nga BE-ja, duke përfshirë angazhimin serioz për të përmbushur të gjitha marrëveshjet e kaluara.

-Advertisement-

Ne i bëjmë thirrje Këshillit që të mandatojë Komisionin Evropian që të përgatisë një opinion mbi meritat e aplikimit të vendit pa vonesë.”

Kjo deklaratë rezultoi nga qëndrimi i përbashkët i Romeo Franz (Të Gjelbërit/EFA, Gjermani), Kryesues i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, dhe Viola von Cramon-Taubadel (të Gjelbërit/EFA, Gjermani), Raportuese e Përhershme për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera