Lifestyle

Aplikacioni zbulon moshën e personave nëpërmjet shikimit të pjesës anësore të syrit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 27 November 2018

Hulumtuesit e kanë prezantuar një sistem aplikacioni, që zbulon moshën e personave të ndryshëm, duke hulumtuar një pjesë të fytyrës.

Sipas ekspertëve, pjesa anësore e syrit japë shumë të dhëna sa i përket moshës, gjë që nuk është befasi për shumë njerëz,

Hulumtuesit e kanë prezantuar një sistem aplikacioni, që zbulon moshën e personave të ndryshëm, duke hulumtuar një pjesë të fytyrës.

-Advertisement-

Sipas ekspertëve, pjesa anësore e syrit japë shumë të dhëna sa i përket moshës,

gjë që nuk është befasi për shumë njerëz,

Studimet e aplikacionit me persona të ndryshëm

Për studimin e ri, hulumtuesit nga kompania që merret me trajtimin e lëkurës Haut.Al ka studiuar 8,414 imazhe anonime të rezolucionit të lartë, për të caktuar saktësinë e këtij sistemi.

Ata gjetën se maja e syrit dhe tërë pjesa e poshtme e kapakut nën qepalla, japë të dhëna për moshën. Informacionet e nxjerra në këtë formë, do të ndihmojnë të tregojnë faktorët që ndikojnë në plakje, përfshirë mënyrën e jetës, konsumin e barnave dhe prodhimet kozmetike.

“E ardhmja e biznesit konsumues, është shumë e personalizuar, andaj shpresoj se ky aplikacion mund të ndihmojë në përcaktimin preciz të barnave dhe tretmanëve kozmetike që duhet përdorur”, ka thënë Anastasia Georgievkaya, që është në krye të projektit.

Me ana të këtij sistemi, simulimet që janë bërë deri më tani, kanë pasur rreth 2.3 vite gabueshmëri, që është shumë e ulët kur është fjala për caktimin e moshës së vërtetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera