Auto&Tech

Aplikacioni që zbulon kancerin

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 02 September 2017

Një grup mjekësh dhe programuesish u bënë bashkë për të krijuar një aplikacion në gjendje që të dallojë shenjat e hershme të kancerit në pankreas.

Ky lloj kanceri, që i mori jetën edhe bashkëthemeluesit të Apple, Steve Jobs, është ndër më të vështirët për t’u trajtuar, por kapja e tij në faza të hershme rrit ndjeshëm mundësitë e shërimit.

Aplikacioni BiliScreen do të jetë në gjendje që të kapë në fazë fillestare shenjat e kancerit në pankreas vetëm përmes një autoportreti (Selfie).

-Advertisement-

Aplikacioni është vepër e një grupi mjekësh dhe programuesish në Universitetin e Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se BiliScreen është duke u përmirësuar ende dhe prezantimin përfundimtar do ta ketë brenda muajit shtator.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy