Auto&Tech

Aplikacioni për të bërë blerje sipas trupit

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 06 March 2018

Blerjet online mund të jenë të ndërlikuara, dhe është e vështirë të dish nëse ajo që po ble në internet do të jetë siç e dëshironi.

Por tashmë ka një aplikacion që e bën më të thjeshtë blerjen e veshjeve. Aplikacioni australian, Shop You, po ndryshon lojën kur vjen puna te gjetja e veshjeve, që hyjnë në stilin tuaj, formën e trupit dhe markat e preferuara, dhe gjen artikujt që përputhen.

“Të gjesh veshjet që të rinë mirë është e vështirë. në fakt, vetëm 2 në 10 femra i pëlqejnë produktet që i vijnë. Misioni ynë është të jemi më të personalizuara, në mënyrë të thjeshtë për femrat për të bërë shopping ”, thuhet në faqe.

-Advertisement-

Aplikacioni Shop You përdor inteligjencën artificiale për tu kënaqur me eksperiencën e pazarit me rekomandime për stil të personalizuar, duke sugjeruar veshje për ju. Aplikacioni falas ka dalë në shkurt me marka si Cotton On, Lorna Jane, Glassons, ASOS dhe Uniqlo ndërkohë që pritet ti shtohen dhe firma të tjera.

Ai është themeluar nga dy femra, Emma Sharley dhe Kelly Slessor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera