APK-ja nuk mund ta hetojë pasurinë e zyrtarëve jashtë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 21 December 2022
Shefi i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, thotë se agjencia ka trajtuar raste të korrupsionit të nivelit të lartë. Në një intervistë për Radio Kosovën ai thotë se nuk ka pasur ndërhyrje të politikës në agjenci.
Radio Kosova: Z. Buleshkaj, Kosova në raportin e progresit por edhe në raportet e tjera vendore e ndërkombëtare ndër vite ka dalë si vend me korrupsion të lartë, në Kosovë ka pasur tendenca që korrupsioni të paraqitet vetëm si perceptim. A është perceptim korrupsioni në Kosovë?
Yll Buleshkaj: Raporti i progresit ka shënuar që ka progres edhe në luftimin e korrupsionit. Por korrupsioni është edhe perceptim, dhe për qytetarët që e kanë perceptim është i vërtetë. Besoj që korrupsioni nuk është vetëm perceptim. Kemi plot raste të cilat janë bërë edhe mediatike. Kemi raste të mëdha dhe të rënda të korrupsionit, të cilat nuk hyjnë në fushë-veprimtarinë tonë. Kemi rastin “Brezovica” tash së fundi, e plotë të tjera. Dhe këto tregojnë që ky nuk është vetëm perceptim Ne, si agjenci, e kemi një rol në parandalimin e korrupsionit aq sa mundemi. Parandalimi ka të bëjë në disa fusha, të cilat janë mandat i agjencisë, si deklarimi i pasurisë, i cili promovon një transparencë dhe llogaridhënie të zyrtarëve të lartë në raport me publikun. Ne kryejmë pastaj një verifikimi të këtyre deklarimeve, për të verifikuar pastaj se sa kanë qenë të sinqertë në raport me publikun. Rol tjetër i agjencisë është edhe parandalimi i konfliktit të interesit, ka plot raste që me ndërhyrjen tonë janë korrektuar. Po ashtu është edhe si mekanizëm shumë i rëndësishëm edhe mbrojtja e sinjalizuesve, të cilët na informojnë neve, prokurorinë , institucionet e tjera për shkelje të rasteve të cilat mund të jenë shumë të rënda.
R. K: Nëse i shohim mekanizmat për luftë kundër korrupsionit, Kosova ka mjaftueshëm. Por sa janë efikas këta mekanizma mendoni ju?
Yll Buleshkaj: Ne kemi pasur fatin që këtë vit është ndërruar ligji themelor i agjencisë. Ligji që e ka ndërruar edhe emrin në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ky ligj e ka saktësuar mandatin tonë. E besoj që çelësi për mospunë është nëse një detyrë u ndahet disa institucioneve. Tashmë e kemi shumë të qartë mandatin tonë. Të gjitha kanë peshën e tyre dhe mosfunksionimi i një hallke (policia, prokuroria e gjyqësia) ndikon te të gjitha.
Radio Kosova: Cilat janë rastet që keni pranuar më shumë, me cilat segmente qeveritare ndërlidhen më shumë?
Yll Buleshkaj: Ne duke pasur parasysh mandatin tonë, raste të cilat i kemi pranuar, kryesisht të sinjalizuara nga jashtë, kanë qenë më së shumti që lidhen me konflikt interesi dhe pasaktësinë e deklarimit të pasurisë, por edhe ato të keqpërdorimit të pozitave zyrtare, por edhe rasteve që kanë prekur rastet e prokurimit apo tenderëve. Deri tani rastet kanë ardhur si për nivelin komunal, si për atë qeveritar, si për institucione e si për ndërmarrje publike.
R.K: Korrupsioni në gjyqësor është po ashtu i përhapur, dhe nuk duket që gjyqësori është i prirë të hetojë vetveten. Si mund të rritet hetimi i rasteve në gjyqësor?
Yll Buleshkaj: Po besoj që çelësi për zgjidhjen e pretendimeve për korrupsion në gjyqësor është fuqizimi i mekanizmit të sinjalizuesit brenda institucioneve. Ato janë dega të pavarura të pushtetit, të cilat duhet të vetëkontrollohen. Së fundmi është emëruar në të gjitha gjykatat nga një zyrtar kompetent për sinjalizim dhe besoj që me caktimin dhe fuqizimin e tyre do të jetë e mundur që të gjithë ata që kanë informata t’i paraqesin ato. Besoj që asnjë institucion nuk duhet të shkelë në pavarësinë e institucionit tjetër, por duhet të ketë një koordinim. Duhet t’i rrisim kapacitetet e vetëkorrektimit qoftë në gjyqësor ose administratë, vetëm në rastet të cilat nuk mund të bëhet, atëherë duhet të trajtohen me procedura administrative ose gjyqësore.
R.K: Zakonisht agjencia që ju tani kryesoni, është ankuar se korrupsioni pak po hetohet e edhe më pak po gjykohet, e nëse këto hallka nuk funksionojnë, çfarë efikasiteti mund të ketë një institucion si ky i juaji?
Yll Buleshkaj: Agjencia është duke u munduar që nga fillimi kur e ka marrë mandatin që ta ngritë edhe në nivel më të lartë bashkëpunimin me këto institucione. Në asnjë rast nuk besoj që ka vend për mosbashkëpunim me këto institucione. Ne, si agjenci, në takimet që i kemi zhvilluar me këto institucione të pavarura, kemi theksuar se jemi të hapur për bashkëpunim në çdo rast. Për ne është me rëndësi që çfarëdo që dërgohet në prokurori , të përfundojë me aktakuzë dhe të gjykohet në fund.
R.K: Një prej akuzave ndaj agjencisë ka qenë edhe fshehja e rasteve të raportuara për korrupsion dhe ato të konfliktit të interesit. Çfarë mund të ndryshojë në Ligjin për agjencinë që i ndihmon për ta kontrolluar vetveten së pari?
Yll Buleshkaj: Mendoj që këto opinione janë krijuar sepse agjencia nuk ka qenë shumë e hapur. Tani po mundohemi të jemi shumë të hapur me publikun. Mund të them që nga fillimi i këtij viti që nuk ka rast i cili është raportuar dhe nuk është dërguar në organet e drejtësisë, pa dallime. Ne nuk mund t’i tregojmë prokurorisë se si t’i trajtojë rastet e veta, ne e kemi opinionin tonë se si i trajtojmë rastet tona. Deri tani mund të them që bashkëpunimi me të gjitha organet e drejtësisë është në nivel të mirë.
R.K: Çfarë ndryshon mandati juaj nga ai i të tjerëve në raport me ndikimet politike?
Yll Buleshkaj: Ne kemi treguar që ndikimi në punën tonë është i pamundshëm. Ne kemi trajtuar raste të pozitës e opozitës e deri te niveli i zëvendëskryeministrit, dhe kjo tregon se sa të paanshëm jemi në punën tonë . Nuk po them që nuk kanë qenë edhe te të tjerët. Ajo që më bën të ndihem mirë është se deri tash nuk ka pasur tentim ndikimi të politikës tek agjencia. Pra, ne jemi të pavarur dhe nuk ka pasur tendencë për ndërhyrje.
R.K: Një prej çështjeve që kemi parë ka qenë hetimi i pasurive me short por që nuk ka prodhuar ndonjë rezultat, përveç akuzës për mos deklarim, ndërkohë që pasuria e diskutueshme e shumë zyrtarëve mbetet e paprekur. Kjo nuk është kompetencë e agjencisë por si mund të luftohet?
Yll Buleshkaj: Këtë vit agjencia ka gjetur lëshime që nuk janë vërejtur gjatë vitit të kaluar. Ne jemi në përmirësim të secilit operacion tonë. Po besoj që nga viti i ardhshëm do të merret edhe më seriozisht punë e deklarimit të pasurisë. Tash është rrit edhe numri i zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë. Pra, tani është një përqindja shumë e vogël e zyrtarëve të cilët nuk e kanë marrë seriozisht punën e deklarimit të pasurisë. Nga viti tjetër besoj që ata do ta marrin më seriozisht edhe cilësinë e deklarimit të pasurisë.
R.K: Pasuria jashtë vendit e zyrtarëve gjithashtu mbetet një fushë e paprekur. A ka mundur agjencia të vendosë bashkëpunime me shtetet e tjera për të hetuar këto pasuri të padeklaruara?
Yll Buleshkaj: Pasuria e zyrtarëve të lartë jashtë kufijve të vendit është trend rajonal. Mandati aktual është vetëm brenda Kosovës. Ne kemi marrëdhënie të mira me agjencitë e tjera nga rajoni. Por pasuria më e madhe po besojmë është në Shqipëri dhe Serbi. Është një traktat rajonal që do të përdoret për verifikim të pasurisë, i cili është në proces të shqyrtimit për ta nënshkruar edhe Kosova, për të aderuar në këtë traktat. Ne jemi duke i zhvilluar kapacitetet e verifikimit për aq sa mundemi, me burimet aktuale të cilat nuk janë edhe aq të kënaqshme.
Të tjera
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...