Apeli vërteton pafajësinë e punëtorëve të KEDS-it për ryshfet
Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 23 August 2017
Gjykata e Apelit përfundimisht u ka dhënë pafajësinë katër punëtorëve të KEDS-it që akuzoheshin për ryshfet, duke vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ishin shpallur të pafajshëm.
Esat Tahiri, Gëzim Gashi, Jusuf Shlajani dhe Qamil Bekteshi në janar të këtij viti ishin shpallur të pafajshëm për akuzën e marrjes së ryshfetit, ndërsa për këtë vendim Prokuroria iu drejtua me ankesë Gjykatës së Apelit duke pretenduar se vendimi i themelores nuk ishte i drejtë.
Kolegji i Gjykatës së Apelit në seancën e mbajtur më 8 gusht, pas analizimit të pretendimeve të prokurorisë në ankesë, e cilësoi atë si të pabazuar duke vërtetuar aktgjykimin e themelores që liroi katër punëtorët nga akuza.
Lajmin për vendimin e Apelit për KALLXO.com e konfirmoi avokati Nikë Shala, mbrojtësi i Gëzim Gashit.
“Ju njoftoj se Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorisë, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë. Që nga fillimi i procedurës kemi qenë të bindur ne pafajësinë e të mbrojturve tonë për shkak se nuk ka pasur prova që do të dëshmonin kryerjen e veprës”, tha Shala.
Eset Tairi, Jusuf Shaljani, Qamil Bekteshi dhe Gëzim Gashi akuzoheshin se kishin pranuar 1,000 euro ryshfet nga Xhemajl Ramadani për të mos i konstatuar në procesverbal parregullsitë lidhur me një kabllo përmes së cilës prokuroria thotë se vidhej rryma.
Të tjera
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...