Apeli vërteton dënimin prej 22 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e vitit 2019 në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 03 September 2023
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 22 vjet burgim ndaj Besnik Shkodrës për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajte pa leje”, ndërkaq ka vërtetuar lirimin nga akuza të Baki Shkodriqit për veprën penale “Shtytje në vrasje”
Në këtë çështje penale Apeli me 6 korrik 2023 kishte mbajtur seancë ku ishin shqyrtuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Jeton Osmanit, mbrojtësit të Shkodrës, avokatit Skender Musa dhe mbrojtëses së Shkodriqit, avokates Sadije Mjekiqi.
Ky vendim i Apelit është marrë me 6 korrik 2023 nga gjykatësit me kryetar kolegji, Xhevdet Abazi dhe gjykatësit anëtarët, Hashim Çollaku dhe Beqir Kalludra.
Sipas vendimit të Apelit, kolegji i gjyqtarëve ka gjetur se Themelorja me rastin e marrjes së aktgjykimit nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke vendosur kështu në mënyrë të drejtë dhe të plotë për veprën penale “Vrasje e rëndë” ndaj Shkodrës.
“Kolegji i kësaj gjykate ka vlerësuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, sipas ankesës së ushtruar nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe mbrojtësit së të akuzuarit B.Sh., avokat Skënder Musa, si dhe shkresat e tjera të lëndës, dhe ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale i njëjti nuk përfshihet me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 384 të KPPK, për të cilat shkelje përkujdeset edhe sipas detyrës zyrtare në kuptim të nenit 394 të KPPK. Gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të drejtë dhe të plotë, ka pasur parasysh se në këtë çështje penale, kemi të bëjmë me veprën penale të vrasjes nga neni 178 të KPK, duke pasur parasysh se vepra penale është kryer me dt.27.02.2019, që në fuqi ka qenë Kodi Penal, 04/L-082, i dt.20.04.2012, në fuqi gjerë me dt.12.03.2019, kur ka hy në fuqi Kodi Penal i Kosovës, Kodi nr.06/L-074, i dt.23.11.2018, në fuqi nga dt.13.03.2019”, thuhet në vendimin e Apelit.
Apeli po ashtu ka ardhur në përfundimin se aktgjykimi i Themelores është në harmoni me vetveten, me një arsyetim të kuptueshëm dhe të qartë duke përfshirë të gjitha faktet vendimtare që karakterizojnë veprën penale “Vrasje e rëndë”.
“Po ashtu kolegji i kësaj gjykate ka ardhur në përfundim se dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, është në harmoni me vetveten, si dhe me arsyetimin e aktgjykimit, është i qartë dhe i kuptueshëm, ngase përfshinë të gjitha faktet vendimtare të cilat e karakterizojnë veprën penale, nga neni 178 të KPK, që nënkupton se në këtë çështje penale, është aplikuar ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet tutje në vendimin e Apelit.
Në vendimin e Apelit thuhet po ashtu se Themelorja duke u mbështetur në prova materiale ka dhënë arsye të mjaftueshme për secilin pikë të aktgjykimit.
“Po ashtu në aktgjykim janë dhënë arsyet e mjaftueshme për çdo pikë të aktgjykimit, që rezulton nga arsyetimi i të njëjtit, pasi që gjykata e shkallës së parë si prova materiale ka administruar raportin e autopsisë MA90- 058, të dt.22.05.20219, nga eksperti Dr.Naim Uka, raportin e ekspertimin me nr.AKF2019-0076, të dt.09.08.2019, raporti i ekspertimit me numër serik AKF2019-0643/2019-564, i dt.26.09.2019, raporti i ekspertimit me nr.AKF0643/2019-565, i dt.15.10.2019, mesazhet telefonike të nxjerra nga telefoni i konfiskuar i bisedës në mes të B. dhe B., foto dokumentacioni nga shkresat e lëndës, si dhe të gjithë provat e tjera personale, andaj, kolegji i gjykatës së shkallës së parë, ka ardhur në përfundim se pasi që janë vërtetuar elementet inkriminuese të veprës penale të vrasjes nga neni 178 të KPK, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 par.1 të KPK, të akuzuarin e ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënimin përkatës ligjor”, thuhet në vendim.
Lidhur me ankesën e Prokurorisë për ricilësimin juridik të bërë nga Themelorja nga vepra penale “Vrasje” në veprën penale “Vrasje të rëndë” sipas Apeli një ricilësim i tillë ka qenë i drejtë dhe i bazuar në prova të administruara gjatë këtij procesi gjyqësorë.
“Ashtu që pas vlerësimit të të njëjtave në mënyrë të drejtë ka vendosur kur ka bërë rikualifikimin juridik të vrasjes së rëndë, nga neni 179 par.1 pika 1 lidhur me nenin 32 të KPK, në veprën penale të vrasjes, nga neni 178 të KPK, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 të KPK”, thuhet në vendim./Betimi për Drejtësi
Të tjera
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...