Apeli vendos në favor të Blerim Devollit, ia mer 25 milionë Telekomit
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 26 October 2020
Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Telekomit të Kosovës ndaj vendimit të shkallës së parë, me të cilën, ishte lënë në fuqi urdhri për caktimin e përmbarimit për një shumë afër 25 milion eurove. Këtë shumë, Telekomi i Kosovës obligohet që t’ia paguajë kompanisë “Dardafon.net”, pronare e Z-Mobile.
Gjykata Themelore në Prishtinë, në korrik të këtij viti kishte aprovuar pjesërisht prapësimin e Telekomit të Kosovës, ashtu që kishte shfuqizuar urdhrin për caktimin e përmbarimit të përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, për shumën në lartësi prej 315,996.85 euro.
Por, Themelorja e kishte refuzuar prapësimin e Telekomit për sa i përket shumës prej 24,685.003.15 euro dhe për këtë pjesë, urdhrin për caktimin e përmbarimit të lëshuar nga përmbaruesi Mulhaxha e kishte lënë në fuqi.
Kundër këtij vendimi të shkallës së parë, ankesë në Apel ka ushtruar Telekomi i Kosovës, për shkak të pretendimeve se shkalla e parë kishte shkelur dispozitat e procedurës përmbarimore dhe kishte zbatuar në mënyrë të gabuar të drejtën materiale.
Telekomi i kishte propozuar Apelit që të aprovojë ankesën dhe këtë çështje ta kthej në rivendosje në shkallë të parë.
Mirëpo, gjyqtari i kësaj lënde në Apel, njëherësh edhe Kryetar i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, me vendimin e marrë më 8 tetor 2020, e ka refuzuar ankesën e Telekomit si të pabazuar.
Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë, në bazë të provave të cilat gjenden në shkresat e lëndës ka marr aktvendim të drejtë dhe të bazuar.
Në vendimin e Apelit thuhet se në rastin konkret, përmbarimi është lejuar në bazë të vendimit përfundimtar të Arbitrazhit, i nxjerrë më 9 dhjetor 2016 dhe i cili është njohur dhe shpallur i ekzekutueshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 shkurt 2018. I njëjti, sipas vendimit të Apelit, i plotëson kushtet sipas dispozitave ligjore për të qenë dokument përmbarues.
Sipas Apelit, nuk qëndron pretendimi se vendimi final i Arbitrazhit nuk posedon klauzolën e përmbarimit pasi që sipas Apelit, me dispozitat e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, si dokumente përmbarimore parashihen edhe vendimet e gjykatave të huaja të arbitrazhit dhe ujditë e arritura para gjykatave të tilla të cilat janë pranuar për përmbarim brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, në vendimin e Apelit thuhet se nuk qëndron pretendimi i Telekomit të Kosovës, se në shkresat e lëndës gjendet edhe një marrëveshje e ekzekutimit të vendimit përfundimtar të Arbitrazhit 20990/MHM, e nënshkruar mes kreditorit dhe debitorit më 24 maj 2017 dhe se e njëjta paraqet statutin e dokumentit përmbarimor dhe se nuk mund të shfuqizohet me deklarim të thjeshtë të njërës palë.
Kjo pasi sipas Apelit, Telekomi si debitor në këtë rast, nuk i është përmbajtur marrëveshjes në fjalë për çka kreditori ka bërë shkëputjen e marrëveshjes dhe njëherit ka iniciuar procedurën për njohjen e vendimit të arbitrazhit nr.20990/MHM nga gjykata e vendit si dhe ekzekutimin e tij konform dispozitave ligjore në fuqi.
Në fund, Apeli i ka refuzuar si të pabazuara edhe pretendimet e Telekomit se me precizimin e kërkuar nga ana e kreditorit është krijuar vlerë e re përmbarimit, pasi siç thuhet në vendimin e shkallës së dytë, precizimi i borxhit është bërë në përputhje me vendimin e Arbitrazhi si dhe pagesave të realizuara nga debitori në dobi të kreditorit me qëllim të përmbushjes së detyrimit.
“Duke marr parasysh pretendimet tjera ankimore të cilat konsistojnë ndaj aktvendimi të atakuar, gjykata e shkallës së dytë konsideron se këto pretendime ankimore janë të pabazuara, ngase nuk kemi të bëjmë me shkelje thelbësore të dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore dhe as të Ligjit të Procedurës Kontestimore, të cilat shkelje kjo gjykatë i vështron sipas detyrës zyrtare në kuptim të nenit 194 të LPK-së” – thuhet në vendimin e Apelit.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Telekomi po hetohet për 14 marrëveshje të dyshimta që e shkatërruan kompaninë (DOKUMENT)
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...