Apeli tregon pse iu zbut dënimi Darko Tasiqit
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 03 December 2020
Gjykata e Apelit ka dalë me sqarim pas reagimeve të shumta pas publikimit të vendimit të kësaj gjykate, lidhur më rastin e të akuzuarit për krime lufte Darko Tasiq, të cilit nga 22 vjet iu përgjysmua dënimi në 11 vjet heqje lirie për krime lufte në Kosovë.
Në një sqarim për media thuhet se i akuzuari D.T. ngarkohej nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 i Ligjit Penal të Jugosllavisë (LPJ) dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), neni 152.
Vepra e parë të akuzuarin e ngarkonte për plaçkitjen e sendeve të luajtshme. Vepra e dytë e ngarkonte për përdhosjen e kufomave që kategorizohet si veprim kundër dinjitetit njerëzor, e cila kategorizohet vetëm si veprim në protokollin 2 të Konventës së Gjenevës, por nuk parashihet si vepër e veçantë në kuadër të nenit 142 të LPJ, andaj nuk mund të qëndrojë si vepër e veçantë.
Është më rëndësi të dihet se dënimi maksimal i paraparë me ligj është 20 vite, sipas ligjit penal të Jugosllavisë, ngase ai ligj ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, dhe si i tillë edhe sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet zbatuar ai ligj se është më i favorshëm për të akuzuarin.
Në rastin konkret gjykata e shkallës së parë kishte shqiptuar dënim përtej maksimumit të dënimit të paraparë me ligj, ndërsa në anën tjetër prokuroria nuk ka të drejtë as kushtetuese e as ligjore që të ngarkojë dikë me akuzë sipas ligjit më të pafavorshëm për të.
Po ashtu është obligim ligjor që gjatë matjes se dënimit, gjykata duhet të ketë parasysh minimumin dhe maksimumin e dënimit të paraparë për atë vepër penale, pastaj duhet të merr parasysh qëllimin e dënimit, parimet e përcaktuara në kod si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese në raport me veprën penale dhe të akuzuarin.
“Theksojmë se i akuzuari D.T. nuk ishte i ngarkuar as për vrasje, as për rrahje apo çfarëdo torture ndaj popullsisë civile, ashtu sikur mund të flitet, por vetëm për veprat që u theksuan më lart. Gjykata e Apelit, mirëkupton gjykimin kritik të palës së dëmtuar, por kujton se është për të bërë drejtësi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, pa dallime kombëtare, racore, etnike a fetare dhe larg çfarëdo paragjykimi”, përfundon sqarimi.
Të tjera
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...