Apeli konfirmon aktakuzën ndaj Milaim Zekës
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 28 April 2022
Gjykata e Apelit ka marrë aktvendim, me të cilin ka konfirmuar aktakuzën e ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i akuzuar se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Zeka, avokatit Florent Latifaj refuzohet si e pabazuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon Zekën se pa autorizim e ka incizuar fshehurazi të dëmtuarën B.D në restorantin “Fshati” në Prishtinë, derisa kjo e fundit kishte kërkuar nga ai që mos ta përmend djalin e saj në shkrimet e tij apo kudo tjetër. Por më pas, në aktin akuzues thuhet se i akuzuari atë incizim ia kishte kaluar personave të tretë.
Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 6 dhjetorit 2021, kishte refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës, të paraqitura nga ana e mbrojtjes, si të pambështetura në dispozita ligjore dhe se nuk ishin argumentuar asnjëri nga kushtet e parapara në dispozitat e nenit 249 dhe 250 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi, ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Zeka, avokati Latifaj pa precizuar bazën ankimore me propozimin që Gjykata e Apelit ankesën e tij ta aprovojë, aktvendimin e ankimuar ta ndryshojë dhe ta aprovojë kërkesën për kundërshtimin e provave dhe hudhje të aktakuzës, t’i shpall provat e papranueshme dhe në mungesë të provave të hudhë akuzën dhe të pushojë procedurën penale ose të kthejë lëndën në rivendosje.
Prokurori i Apelit përmes një parashtesë ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Zeka të refuzohet si e pabazuar, kurse aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.
Sipas këtij vendimi, thuhet se pretendimet e ankimore të avokatit Latifaj janë të pabazuara, aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë me të cilin është refuzuar kundërshtimi i provave dhe kërkesa për hudhje të aktakuzës është i bazuar, i drejtë dhe i ligjshëm.
Tutje, në këtë vendim thuhet se sipas vlerësimit të Apelit në rastin konkret ajo çka është relevante në këtë fazë të procedurës penale është fakti se aktakuza si e tillë është përpiluar në pajtim me nenin 241, paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, e njëjta nuk përmban të meta të atilla që e pamundësojnë vazhdimin e procedurës penale dhe se përmban të gjitha elementet e nevojshme që të procedohet tutje në fazat tjera të procedurës penale.
“Nuk ka vend për hudhjen e akuzës ashtu siç pa të drejtë pretendohet në ankesë, ngase vepra penale për të cilën akuzohet i pandehuri paraqet vepër penale, nuk ekzistojnë rrethana që e përjashtonin përgjegjësinë penale, nuk ka arritur afati i parashkrimit dhe nuk ka rrethana tjera që e pengojnë ndjekjen penale dhe ka prova të mjaftueshme për një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, thuhet në vendimit e Apelit.
Po ashtu, sipas Apelit nuk qëndron as pretendimi ankimor se deklarata e të dëmtuarës dhe dëshmitareve tjerë në këtë çështje konsiston në atë se të njëjtat nuk janë marrë në përputhje me nenin 61, paragrafi 3 dhe nenin 132, paragrafi 6 të KPPRK-së.
Më 17 gusht 2021, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht për ngritjen e aktakuzës ndaj Milaim Zekës, e cila rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 18 mars 2021.
Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 14 tetor 2021, i akuzuari Zeka ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale, e cila i vihet në barrë.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Milaim Zeka po akuzohet se më 18 maj 2017, në rrugën “B”, në restorantin “Fshati” në Prishtinë, pa autorizim ka incizuar tani të dëmtuarën B.D dhe se këtë incizim ua ka shpërndarë personave të tretë.
Me këto veprime, Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzon Zekën se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera te paautorizuara”, nga neni 205, par 2, lidhur me par 1 të KPRK-ës.
Të tjera
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...