Lajme

Apeli ia zbut dënimin të akuzuarit për shtytje në terroŕizëm

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 28 July 2024

Gjykata Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Liridon Beqiri ishte dënuar me 2 vite burgim për shtytje në kryerje të veprave terroriste dhe 3 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Për shtytje në terrorizëm, Apeli e dënoi Beqirin me një vit burgim, kurse për armëmbajtje pa leje ia vërtetoi dënimin

Ndaj aktgjykimit të Themelores, i cili ishte marrë më 7 mars 2024, ankesë sa i përket lartësisë së dënimit ka parashtruar mbrojtësi i Beqirit, avokati Veton Rrecaj, duke propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptohet dënim më i ulët, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lidhur me këtë ankesë, Prokuroria e Apeli me shkrim ka propozuar që vendimi ndaj Beqirit të vërtetohet, ndërkaq ankesa e avokatit Rrecaj të refuzohet si e pabazuar.

-Advertisement-

Sipas Gjykatës së Apelit, vendimi i Themelores lidhur me lartësinë e dënimit është i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat lehtësuese se i akuzuari ka shprehur keqardhje ose pendim të sinqertë dhe se është baba i dy fëmijëve.

“Kolegji vlerëson se dënimi me burgim për të akuzuarin i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë në rrethanat e çështjes rezulton se është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat lehtësuese se i akuzuari ka shprehur keqardhje dhe pendim të sinqertë dhe real për veprimet e kryera, ka pranuar fajësinë dhe është thellë i penduar, rrethanat e tij personale dhe familjare, se është baba i dy fëmijëve të vegjël…”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Duke pasur parasysh këto rrethana, shkalla e dytë ka zbutur dënimin ndaj Beqirit nga dy vite në një vit burgim, pasi ka konsideruar se me këtë lartësi të dënimit do të arrihet qëllimi i dënimit.

Gjithnjë sipas Apelit, dënimi prej një viti burgim, është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të kryerjes së veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale, rrethanat që do t’i shërbejë preventivës gjenerale dhe individuale.

Në fund, sipas këtij vendimi thuhet se dënimi prej një vitit burgim është i mjaftueshëm për t’u arritur qëllimi i dënimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera