Lajme

Apeli i Lul Rakës: Mos dilni jashtë, mund ta keni koronavirusin pa simptoma

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 04 April 2020

Mikrobiologu kosovar, Lul Raka u ka bërë apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasiqë mund të jenë të prekur me koronavirus por pa simptoma.

Sipas tij, rreziku në këtë rast është se mund të infektohen njerëzit e tjerë.

Raka ka thënë se duhet dalur jashtë vetëm në rast nevoje, fjala vjen, për të blerë ushqime apo barna.

-Advertisement-

Raka ka thënë se duhet dalur jashtë vetëm në rast nevoje, fjala vjen, për të blerë ushqime apo barna.

“Dilni jashtë vetëm për të blerë bukë, ushqim, barna dhe për të shkuar në punë (nëse jeni duke punuar në shërbimet publike vitale). Nëse keni dalur jashtë, mbani distancën prej së paku 2 metra nga çdokush që ju afrohet. Pastroni duart me ujë e sapun posa të vini në shtëpi. Mos shkoni në vizita te familjarët e as te miqtë. 25 % e njerëzve të infektuar me koronavirus nuk kanë fare shenja as simptoma të sëmundjes. Edhe ti mund të jesh njëri nga to, ose mund të jetë personi me të cilin po qëndroni tani. Rri n’shpi”, ka shkruar Raka në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera