Lajme

Apeli i fundit i OBSH-së: Mos i hiqni masat kufizuese për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 26 March 2020

Ndërsa pandemia përshpejtohet në të gjithë botën, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të mërkurën që vendet nuk duhet të heqin masat e mbylljes dhe ato të kufizimit të lëvizjes shumë herët.

“Për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, shumë vende po zbatojnë masa të paprecedenta, me një kosto domethënëse sociale dhe ekonomike”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i përgjithshëm i OBSH-së.

“Ne e kuptojmë që këto vende tani janë duke u përpjekur të vlerësojnë kur dhe si do të jenë në gjendje të lehtësojnë këto masa”, tha ai. “Gjëja e fundit që çdo vend ka nevojë është hapja e shkollave dhe e bizneseve, pasi vetëm sa do detyrohet t’ i mbyllë sërish për shkak të rishpërthimit të sëmundjes”, u shpreh ai.

-Advertisement-

“Sesa jetë të tjera të humbura do të ketë, do të përcaktohet nga vendimet dhe veprimet që ne ndërmarrim”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera