Lajme

Apeli i “Dardanëve”: I madh e i vogël, të martën në “Fadil Vokrri” për ta shkruar historinë

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 18 November 2018

Tifozët e Kombëtares së Kosovës në futboll, “Dardanët”, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim, që të jenë të pranishëm të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, në përkrahje të futbollistëve kosovarë përballë atyre të Azerbajxhanit.

Kosova aktualisht është në vendin e parë të renditjes në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Kosova mban kreun me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani (në vendin e dytë), me të cilin do të përballet më 20 nëntor në “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.

-Advertisement-

“Të marten do të jemi dëshmitarë të historisë. Pa marrë parasysh rezultatin dhe epilogun final në tabelë, ne ‘Dardanët’, tifozët e Kosovës, do të jemi përkrah djemve tanë në fushë, përkrah Luanëve tanë”, thuhet në një shkrim të “Dardanëve” në Facebook.

“Të marten do të jemi të gjithë bashkë. I madh e i vogël, femër apo mashkull, të rinjë apo pleq, nga Kosova apo diaspora, në fitore apo humbje. Bashkë”, thekson apeli.

Shkrimi i plotë i “Dardanëve”:

Sfidën e parafundit në Ligën e Kombeve, ndeshjen kundër Maltës, e përballuam me shumë sukses. Për më shumë, me një rezultat të mrekullueshëm: 5-0. Luanët Dardan gëzuan zemrat e jo vetëm mbi 400 Dardanëve që ishin në stadiumin në La Valetta, por edhe gjithë tifozëve të Kosovës anembanë botës që përcollën këtë ndeshje përmes mediumeve.

Të marten do të jemi dëshmitarë të historisë. Pa marrë parasysh rezultatin dhe epilogun final në tabelë, ne ‘Dardanët’, tifozët e Kosovës, do të jemi përkrah djemve tanë në fushë, përkrah Luanëve tanë.

Të martën do të jem lojtari i 12-të i Kosovës. Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, si gjithmonë i stërmbushur, do të jehon nga përkrahja për lojtarët tanë nga minuta e parë deri te e fundit.

Të marten do të jemi të gjithë bashkë. I madh e i vogël, femër apo mashkull, të rinjë apo pleq, nga Kosova apo diaspora, në fitore apo humbje. Bashkë.

Për Fadil Vokrrin. Për të gjitha gjeneratat që ndërtuan dhe kontribuan të mbërrijmë deri këtu.

Të martën, me 20 nëntor, unë biri yt dhe unë bija jote, për ty Kosovë.

! Dardanët posedojnë biletat në sektorin Veriu si në ndeshjet e kaluara, dhe bileta në dispozicion janë vetëm për antarët e tifo-grupit “Dardanët”.
Të gjithë ju që jeni të pajisur ne kartelë, kontaktoni numrat përgjegjës në qytete për tu pajisur me biletë dhe informata rreth udhetimit dhe vend-takimit të të gjithë Dardanëve.

1. Prishtinë: Lorik Berisha (044/161-516)
2. Mitrovicë: Vedat Kurshumliu (049/624-514)
3. Gjilan: Avdyrahim Salihu (049/706-505)
Valon Selimi (044/682-082)
4. Pejë: Nermin Ferizi (049/620-520)
5. Ferizaj: Driton Spahiu (044/654-135)
6. Skënderaj: Flamur Mustafa (049/235-366)
7. Prizren: Arianit Rexhaj ( 049/593-845)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera