Apeli hedh poshtë kërkesen e Magic Ice dhe Abi për mospërmendje të Vajit të Palmës
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 24 May 2017
Apeli hedh poshtë kërkesen e “Magic Ice” dhe “Abi” për mospërmendje të Vajit të Palmës Kompanitë e prodhimeve të qumështit “Magi Ice” dhe “Abi” kanë marrë edhe një përgjigje negative nga Gjykata e Apelit, pas vendimit të Gjykatës së shkallës së parë në kërkesën e tyre për “ndalim i menjëhershëm i transmetimit përmes mediumeve apo mjeteve të komunikimit të informacioneve të cilat e dëmtojnë produktin e importuar “vaji i palmës”, i cili është importuar nga propozuesit e sigurimit”.
Këtë ndalesë këto dy kompani kanë kërkuar që t’i bëhet kompanisë konkurrente “Ajka”, drejtori i së cilës është njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës.
Kjo shoqatë dhe kryetari i saj Ramadan Memaj kanë ngritur zërin vazhdimisht kundër përdorimit të pakontrolluar të vajit të palmës në produktet e qumështit .
Kundërshtimi i këtij produkti ishte intensifikuar sidomos pas raportit të Agjencisë Evropiane të Ushqimit EFSA, e cila ka zbuluar se vaji i palmës ka veti kancerogjene dhe gjenotoksike.
Dy kompanitë e lartëcekura më 2 shtator 2015 kishin parashtruar padi për dëmshpërblim dhe kishin propozuar caktimin e masës së sigurimit, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të transmetimit përmes mediumeve apo mjeteve të komunikimit të informacioneve që dëmtojnë produktin e importuar “vaji i palmës”.
Gjykata e shkallës së parë më 27 mars 2017 e kishte refuzuar kërkesën e tyre për caktimin e masës së ndalimit, ndërsa ndaj këtij vendimi “Magic Ice” dhe “Abi” kishin bërë ankesë, e cila u refuzua edhe nga Gjykata e Apelit më 15 maj 2017.
Avokimi kundër vajit të palmës i kishte shkaktuar edhe më herët probleme Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, ku disa nga kompanitë anëtare e kishin akuzuar Ramadan Memajn se po i mbron konsumatorët më shumë sesa anëtaret e shoqatës, ata madje kishin organizuar një kuvend për ndërrim statuti, përmes të cilit ishin munduar që të ndërrojnë edhe kryetarin.
Por këtë kuvend dhe vendimet e tij i kishte hedhur poshtë më pas Ministria e Administratës Publike, duke e konfirmuar Ramadan Memajn kryetar të kësaj shoqate.
Ndërkohë, Shoqata e Qumështarëve të Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj AUV-së si dhe kunder disa kompanive vendore për mospërmbushje të obligimeve ligjore në kontrollimin dhe ndalimin e vajit të palmës.
Nga importi i pakontrolluar i kësaj lënde më së shumti janë dëmtuar fermerët kosovarë, të cilët përmes Shoqatës së Fermerëve të Kosovës kanë bërë apel disa herë dhe janë ankuar se ekzistenca e tyre është në rrezik.
Kujtojmë se së fundi edhe Parlamenti Europian ka votuar një rezolutë përmes së cilës ndalon komplet importet e vajit të palmës për tregun evropian, gjë që i vërteton shqetësimet e Shoqatës së Qumështarëve lidhur me vajin e palmës
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...