Lajme

Apeli e liron nga akuzat Salih Kqikun

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 09 January 2024

Gjykata e Apelit e ka liruar nga akuzat Salih Kqikun, ish-shefin e Prokurimit në Komunën e Gjilanit.

Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm sot me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila e ka
refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati Arsim Vranovci.

-Advertisement-

Avokati Vranovci, pas vendimit të Gjykatës së Apelit ka deklaruar se vendimi për shpalljen e pafajësisë për Salih Kqikun është “një fitore e drejtësisë dhe e mbrojtjes së pafajësisë”.

Ndërsa Kqiku u shpreh se gjithmonë ka qenë i bindur në pafajësinë e tij të cilën ka thënë se e ka dëshmuar me prova e fakte edhe në seanca gjyqësore.

Kqiku ka deklaruar se nuk e ka pasur të lehtë që për këto gjashtë vite të mbetet peng i vendimeve gjyqësore.

Ai ishte akuzuar nga Prokuroria në Gjilan për veprat penale të asgjësimit apo fshehjes se materialit arkivor dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera