Uncategorized

AP raporton për atmosferën festive në Pjetërshan të Gjakovës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 04 December 2021

Çdo vit në prag të festave të fundvitit të rinjtë i japin atmosferë festive fshatit Pjetërshan në Gjakovë.

Agjencia e Lajmeve “Associated Press” ka realizuar një kronikë për zbukurimet që janë bërë në këtë fshat.

Prifti i kishës, Marjan Uka, thotë se shpreson që dritat të ofrojnë pak gëzim pas pandemisë:

-Advertisement-

“Ne si kishë jemi organizuar dhe po mundohemi përmes dritave, me festat e ndryshme që i bëjmë popullit, t’u japim qytetarëve besimtarë që vijnë këtu pak shpresë, gëzim dhe realisht të gjejnë në këtë vend një motiv të mirë jete. që mund ta gjejnë në këtë vend”.

18-vjeçarja Ardita Nue, e ndihmoi organizimin e këtij spektakli.

Ajo tha se kjo është periudha më e mirë e vitit.

“Kjo është periudha më e mirë e vitit. Të rinjtë vijnë këtu çdo vit për të dekoruar kishën. Ne i kthehemi jetës siç ka qenë më parë dhe sikur virusi të mos ekzistonte, kështu që dashuria të mbizotërojë”.

Kronika e “Associated Press” flet edhe për atmosferën që mbizotëron në kryeqytet në prag të festave të fundvitit.

Bizneset shpresojnë se do të ndihmojnë në tërheqjen e klientëve pas një viti tjetër të vështirë financiar për shkak të pandemisë.

Klienti Diar Shala thotë se është thjesht i lumtur që sheh kafenenë e tij lokale të hapur sërish dhe të duket festive:

“Për të parë këto dekorime të mahnitshme, me të vërtetë ka ngritur përsëri frymën e Krishtlindjes sepse pandemia na ka shkatërruar vërtet për dy vjet dhe është kaq e mahnitshme ta shohësh atë.”

Blerta Rugova, menaxhere e bar-restorantit Bagolina, shpreson që viti 2022 të jetë një vit më i mirë.

Ajo thotë se kanë instaluar rreth 17 mijë zbukurime dhe dekorime për Krishtlindje dhe më shumë se 5 mijë drita të Krishtlindjeve.

“Jemi më se të lumtur që mund të shohim të paktën tani pak shpresë dhe gëzim në sytë e klientëve tanë, sepse gastronomia është shkatërruar. Por ne besojmë se 2022 po na rikthejë përsëri jetën,” thotë ajo.

Kosova ka shënuar rënie të ndjeshme të rasteve të reja ditore me COVID-19 në muajin e fundit.

Ka pasur vetëm 67 raste të reja dhe 1 vdekje gjatë javës së fundit (java e 47-të e vitit), sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Më shumë se 42 për qind e popullsisë kanë pasur dy doza të vaksinës COVID-19.

Sidoqoftë, autoritetet po mbajnë kufizime të tilla si shtetrrethimi gjatë natës dhe mbajtja e detyrueshme e maskave në ambiente të mbyllura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera