Sport

Anulon golin për pozicion jashtë loje, duke qenë vet brenda fushës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 02 August 2018

Edhe arbitrat më të specializuar për të ruajtur vijën e pozicionit jashtë loje, apo daljen e topit jashtë vijave kufizuese, të ashtuquajturit vijërojtës apo asistentë të kryesorit, ndodh të gabojnë dhe të harrojnë se edhe për vet ata ka limite në fushat e blerta.

Nga Brazili vjen rasti më i fundit i çuditshëm, i cili ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Figueirenses dhe CRB-së, e vlefshme për kategorinë e dytë braziliane dhe që përfundoi në barazim pa gola.

Gjatë një aksioni të njërit prej ekipeve, asistenti anuloi një gol për pozicion jashtë loje, por ajo që shtangu të pranishmit në stadium, aq sa videoja është bërë virale edhe në mediet sociale dhe faqet sportive, ishte pozicionimi i tij dukshëm në brendësi të fushës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera