Lajme

Anulohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 08 February 2024

Kuvendi Komunal i Prishtinës me 27 vota për ka anuluar vendimin për këmbimin e pronave në Badovc.

Prezent në momentin e votimit ishin vetëm 32 asamblistë.

Kryetari, Përparim Rama para se ta lëshonte sallën së bashku me asamblistët e partisë së tij, ka thënë se ky vendim ka rrjedh nga një proces i cili ka filluar nga qeverisja e kaluar.

-Advertisement-

“Për më tepër, ky proces ka rrjedh nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhduar këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërguar pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim”, ka deklaruar Rama.

Mirëpo sipas tij, ndonëse një vendim i tillë është diskutuar dhe miratuar në Kuvend, nuk ka pasur reagime kundër nga asnjë parti politike. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera