Anulohet protesta e mësimdhënësve
Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 06 March 2018
U paralajmërua se të mërkurën në ditën e mësuesit do të protestohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovë për të kërkuar njohjen e kontributit të mësimdhënësve të dhënë gjatë viteve 90-ta. Por me shumë gjasë kjo protestë nuk do të mbahet.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari në një prononcim dhënë ‘Infokusit’ ka thënë se greva e planifikuar për nesër nuk do të mbahet pasi iniciuesit e saj nuk arritur të organizohen.
‘Shoqata e pensionistëve të arsimit brenda SBASHKU-të , kanë planifikuar që të mërkurën të organizojnë një protestë modeste për të kërkuar njohjen e statutit të mësimdhënëseve të viteve 90-ta. Mirëpo duket që ata nuk janë organizuar si dihet dhe nesër nuk do të ketë protestë ndërsa kemi një ceremoni festive dhe u ndajmë nga një orë dore dhe një mirënjohje të pensionuarve nga marsi i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti’, ka thënë Jashari.
Ai ka shtuar se më 12 mars do të mbahet grevë tërë ditore në të gjithë sistemin arsimor në Kosovë
‘SBASHK do të vazhdojë me veprime sindikale ndërsa më 12 mars do të greve tërë ditore në tërë sistemin arsimor përveç çerdheve’, ka thënë ai.
Kryetari i SBASHK-ut ka paralajmëruar futjen në grevë të përgjithshme pas datës 13 prill nëse deri atëherë nuk ndërmerret asnjë në kërkesat e tyre
‘Kongresi i mbajtur më 24 ka nxjerrë një rezolutë e cila e obligon kryetarin dhe kryesinë që të veprojnë sipas saj dhe e precizon grevën njëditore me 12 mars dhe nëse gjërat nuk ecin si duhet deri më 13 prill atëherë do të shpallet grevë në kohë të pacaktuar derisa të realizohen kërkesat tona’, ka thënë ai për ‘Infokusi’.
E i pyetur rreth premtimeve të vazhdueshme për realizimin e kërkesave të tyre, Jashari ka thënë se tashmë nuk do të bazohen në premtime derisa nuk shohin asnjë veprim konkret në këtë aspekt.
‘SBASHK duke e parë që na është premtuar shpesh që do të bëhet ligji për njohjen e statutit të mësimdhënësve dhe përmbushjen e kërkesave tona tani e tutje të shkojmë me veprime sindikale derisa nuk do të shohim veprime konkrete për realizimin e kërkesave tona’, ka përfunduar Jashari.
Më 14 shkurt është mbajtur grevë njëorëshe në shumicën e shkollave dhe në 5 universitete private në Kosovë ndërsa më 20 shkurt është mbajtur grevë dyorëshe./INFOKUSI
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...