Lajme

Anulohet konkursi në Telekomin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 20 November 2019

Telekomi i Kosovës ka njoftuar kandidatët të cilët kanë konkoruar për 10 pozita se konkursi për këto pozita është anuluar.

Pozitat për të cilat ishin hapur konkurset dhe që janë anuluar ishin Zyrtar i Shitjes (5) ekzekutues, Teknik (5) ekzekutues, shkruan gazeta inFokus.

“Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Shitjes (5) ekzekutues, Teknik (5) ekzekutues, i shpallur me datë 09.11.2019 me numër 01-6075/19. I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni ëeb faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, thuhet në njoftim e tyre.

-Advertisement-

Telekomi i Kosovës, edhe pse në krizë të madhe financiare, ditë më parë po kërkonte të punësonte 10 persona, por këtë konkurs e ka anuluar.

Kompania publike kishte vendim të mëhershëm që të mos bëhet asnjë punësim i ri për shkak të gjendjes së rënduar të saj dhe mbipunësimit e keqpërdorimeve që ishin bërë./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera