Lajme

Anulohet konferenca Pacolli – Kotzias

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 12 Prill 2018

Është anuluar konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij grek, Nikolaos Kotzias e paraparë të mbahet në orën 15:30.

Ende nuk dihen arsyet e anulimit të kësaj konference të përbashkët të kryediplomatëve të të dyja vendeve.

Gjatë vizitës së paralajmëruar në Kosovë, shefi i diplomacisë greke ishte paraparë të takohet me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacollin dhe presidentin Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Kotzias nuk ka mbërritur ende nga Ohri ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov ku bisedoi rreth çështjes së emrit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy