Anulohet edhe “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 15 June 2022
Organizatorët e festivalit “Beerfest Kosova” kanë njoftuar se është anuluar festivali që ishte paraparë të mbahet më 24 deri më 26 qershor tek parkingu prapa pallatit të Rinisë në Prishtinë. Kjo pasi që institucionet kanë konstatuar se lokacioni nuk i plotëson kushtet.
Njoftimi i plotë:
Festivali “Beerfest Kosova” i paraparë të mbahet më 24 deri 26 qershor, detyrohet që të anulojë mbajtjen e festivalit, ngase festivali nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë.
Në një takim me zyrtarët e Komunës së Prishtinës, drejtorëve të drejtorive relevante dhe Policisë së Kosovës që u mbajt pasdite të hënën, me 13 qershor, na u kumtua vendimi nga Policia e Kosovës që ky festival nuk do të lejohet të mbahet në lokacionin e përcaktuar (Parkingu, prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë), me arsyetimin se ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim.
Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pas asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion.
Për neve si organizator ky është një vendim shumë i dëmshëm, i vonshëm dhe i pa arsyeshëm.
Në lokacionin e njëjtë ne i kemi mbajt 4 edicionet e fundit dhe mendojmë që si lokacion është i përshtatshëm për këtë festival dhe aktivitete të tilla të ngjashme.
Sido që të jetë, jemi shumë vonë për çfarëdo zgjidhje tjetër, prandaj jemi të detyruar që të anulojmë mbajtjen e festivalit në këto data, në lokacionin e paraparë.
Beerfest Kosova dhe MODUS, si organizator i festivalit tani është në kërkim të një lokacioni të ri të përshtatshëm dhe përcaktim të datave të reja.
Ne do t’ ju mbajmë të informuar për çfarëdo zhvillimi që do të kemi në këtë drejtim.
Me respekt,
MODUS shpk
Organizator i Beerfest Kosova
Të tjera
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...
-
Pamje nga kufiri Kosovë-Shqipëri pa kontrolle
Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipë...
-
Nis mbyllja e klinikave të abortit në SHBA pas vendimit të Supremes
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtete amerikane, pas vendim...
-
Kurti reagon për sulmin në Oslo: Qëndrojmë me Norvegjinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Osl...
-
Aksident në Qafën e Duhlës, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtime-Duhël, kon...
-
Kanoset një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK
Dje në Prishtinë është arrestuar një burrë sepse ka kanosur një mjek në Klini...