Lajme

Anulohen mbi një mijë fluturime të kompanisë Lufthansa

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 27 July 2022

Më shumë se 1.000 fluturime të kompanisë Lufthansa janë anuluar të mërkurën për shkak të grevës së punëtorëve.

Ky vendim i stafit ka prekur dhjetëra mijëra pasagjerë, teksa kriza me udhëtime vazhdon të rritet në Evropë.

Rreth 134,000 pasagjerë është dashur të ndryshojnë planet për udhëtime apo që t’i anulojnë ato.

-Advertisement-

Bazat e kompanisë Lufthansa në Frankfurt dhe Mynih janë prekur më së shumti, mirëpo fluturimet janë anuluar edhe Dyseldorf, Hamburg, Berlin, Bremen, Hanover, Shtutgart dhe Këln.

Kompania u ka sugjeruar pasagjerëve që të mos shkojnë nëpër aeroporte, sepse për shumicën e shërbimeve nuk ka staf.

Terminalet nëpër aeroporte kanë qenë të zbrazëta në orët e para të mëngjesit, mirëpo më vonë njerëzit kanë tentuar të gjejnë zëvendësime për fluturimet e anuluara.

Shumë pasagjerë kanë arritur në Gjermani nga vendet tjera dhe më vonë e kanë kuptuar se fluturimet për në destinacionin final nuk do të realizohen për shkak të grevës.

Në Franfurt 725 prej 1,160 fluturimeve të planifikuara janë anuluar, sipas një zëdhënësi të aeroportit.

Edhe fluturimet e kompanive tjera, në të cilat përfshihet stafi i Lufthansa-s, janë prekur po ashtu./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera