Lajme

Anulohen disa fluturime në aeroportin e Shkupit

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 24 December 2018

Qarkullimi ajror në Aeroportin e Shkupit po zhvillohet me vështirësi, një pjesë e fluturimeve janë anuluar, ndërsa një pjesë e atyre që duhet të realizohen, presin që të kenë vonesa për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Sipas faqes së internetit të aeroportit të Shkupit, janë anuluar fluturime dhe aterime për dhe nga Stambolli dhe Athina, ndërsa fluturimi nga Doha i “Qatar Airways” është riorientuar për në Sofje. Paralajmërohen vonesa të fluturimeve nga Vjena.

Sot në mëngjes deri në orën 8 u realizuan të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara në aeroportin e Shkupit.

-Advertisement-

Anulime dhe vonesa të fluturimeve ka pasur edhe gjatë ditëve të kaluara, ndërsa shkak për këtë ka qenë mjegulla e dendur dhe kushtet e papërshtatshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera