Sport

Anulimi i kampionatit, flet Liridon Leci

Autori: Erion Maliqaj 17:43 | 08 April 2020

Mbrojtësi i majtë i Dritës, Liridon Leci ka thënë se kampionati duhet të zhvillohet deri në fund dhe jo të përfundoj me tabelën aktuale, pasi i bie që Ballkanit ti dhurohet titulli, shkruan Gazeta inFokus.

Leci në një prononcim për Gazetën inFokus ka deklaruar se tabela aktuale nuk tregon realitetin e saktë të skuadrave.

“Është e vështirë me dhënë një mendim të saktë, sepse kjo tabelë nuk tregon realitetin e saktë të ekipeve duke pas parasysh që kjo faza e 3-të është shumë me ndryshe se fazat tjera që kemi luajt”, tha Leci.

-Advertisement-

Ai mendon se ndeshjet e mbetura janë në favor të Dritës, pasi kanë një skuadër shumë të mirë dhe me shumë eksperiencë.

Gjithashtu mbrojtësi prishtinas thotë se kampionati duhet të vazhdohet e jo të përfundoj me tabelën aktuale.

“Unë personalisht do doja të përfundonim kampionatin me ndeshje deri në fund, sepse ne si Dritë edhe nëse përfundon kampionati këtu ne prapë i bie që jemi në Evropë, mirëpo synimi jonë është titulli. Ndeshjet që kanë mbetur janë në favor tonin, sepse dihet që kemi ekip shumë të mirë me shumë eksperiencë që dimë shumë mirë me menaxhu ketë pjesën e mbetur të kampionatit. Pra e mira do ishte të vazhdohet dhe jo të përfundohet me renditjen aktuale”, deklaroj mbrojtësi i Dritës.

Fotografia e Liridon Leci

Për fund Leci tha se të gjitha ekipet duhet të jenë të mendimit për të vazhduar kampionatin, përfshirë edhe Ballkani, pasi nëse shpallet kampionin tani i bie që titulli i është dhuruar.

“UEFA me sa di unë ia ka lenë federatave të marrin vendim se si dojnë me përfundu kampionatin. Unë mendoj që të gjitha klubet duhet të jenë të mendimit që të vazhdohet kampionati qoftë edhe Ballkani, sepse edhe nëse shpallen kampion tani besoj që është titull i dhuruar”, përfundoj Liridon Leci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera