Lajme

Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm firmosin dy memorandume bashkëpunimi SHBA-Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 15 February 2024

Sekretari amerikan i Shtetit dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, firmosën sot dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ashtu siç dhe ishte njoftuar, pak para konferencës për mediet të Kryeministrit Rama dhe Sekretarit të Shtetit Blinken, Blinken dhe Hasani firmosën “Memorandumin e mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.”

Po ashtu u firmos dhe Memorandumi i mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera