Sport

Antonio Conte tashmë ka një plan si ta ndal Messin

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 15 December 2017

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i zënë duke e përgatitur skuadrën e tij për sfidat që e presin, me një ndeshje që veçohet nga të gjitha tjerat.

Dy ndeshjet në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës po afron dita ditës dhe trajneri italian është duke hulumtuar për të gjetur një mënyrë se si ta ndalë Lionel Messin.

Messi ende nuk ka shënuar gol ndaj Chelsea, edhe pse i ka zhvilluar tetë ndeshje kundër anglezëve deri tani, por si top golashënuesi i La Ligës deri tani këtë sezon, shumë rivalë të tij kanë pse të frikohen.

-Advertisement-

Plani i preferuar i sulmit i ish-trajnerit të Juventusit është ta shndërroj mesfushën në “fushë më mina” duke e mbushur me mesfushorë defensivë, në mënyrë që të mos i japë hapësirë Messit të marrë topin, siç preferon ai, në pozita më të thella të mesfushës dhe ta përdorë vizionin e tij dhe pasimet, apo aftësitë e jashtëzakonshme të driblimit.

Në ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit, Conte përdori taktikë të ngjashme, duke e përdorur N’Golo Kanten, Tiemoue Bakayokon dhe Danny Drinkwaterin në mesfushë për ta bllokuar Philippe Coutinhon.

Një taktikë e tillë do të nënkuptonte se Cesc Fabregas do të lihej jashtë dhe Kante do ta markonte Messin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera