Sport

Antonio Conte realizon fitoren e parë me Tottenhamin në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 21 November 2021

Pas barazimit ndaj Evertonit, Antonio Conte, e ka regjistruar fitoren e parë me skuadrën e Tottenhamit në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Spurs’ kanë fituar ndaj Leedsit me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e 12-të në Premierligë.

Në duelin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’, Leedsi kaloi në avantazh 0-1 në minutën e 44’ me golin e realizuar nga Daniel James.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 për mysafirët, kurse në 45 minutat e dytë të drejtuarit e Contes arritën ta përmbysnin rezultatin.

Pierre-Emile Hojbjerg i barazoi shifrat 1-1 në minutën e 58’, kurse për rezultatin përfundimtar 2-1 për Tottenhamin realizoi Sergio Reguilon në minutën e 69’.

Me këtë fitore Tottenhami është ngritur në pozitën e shtatë me 19 pikë, kurse Leedsi mbetet i 17-ti me 11-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera