Sport

Antonio Adan transferohet te skuadra nga Madridi

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 04 July 2018

Antonio Adan ka lëvizur nga Real Betis te Atletico Madrid, duke nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me skuadrën nga Madridi, shkruan GazetaFokus.

Portieri 31-vjeçar kishte një vit të mbetur në kontratën e tij Real Betis dhe klubi andaluzian do të marrë një shumë prej një milion euro.

LEXO EDHE: Fjalët e Xherdan Shaqirit pas hunbjes nga Suedia

-Advertisement-

Getafe dhe Sporting CP gjithashtu ishin të interesuar për lojtarin, por ai ka vendosur të shkojë në kryeqytetin spanjoll, qytetin e tij të lindjes dhe në qytetin ku ai filloi karrierën e tij, në akademinë e Real Madridit.

Adan, i cili dëshironte të largohej nga Betis para fillimit të sezonit, është logjikisht i vendosur të jetë portieri i dytë i zgjedhjes pas Jan Oblak. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera