Lajme

Antoni Çuni ia lë fajin horoskopit për humbjen në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 18 October 2021

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Anton Çuni, nuk ka marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr këtë komunë.

Çuni ka marrë vetëm 15.11% të votave në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

E për këtë kandidati i LDK-së ia ka lënë fajin horoskopit.

-Advertisement-

“Besoj që kemi bërë më të mirën që kemi mundur më prezantimin e programit, me takimet më promovimet e të gjitha vlerat që ne i ofrojmë për qytetarët, por normalnganjëherë varet edhe nga pozita e yjeve në horoskop, do të thotë se kjo nuk ka qenë në favorin tonë”, ka thënë Çuni në një prononcim për Klan Kosovën.

Ndryshe në Prizren qytetarët do të votojnë edhe një herë për kryetarin e komunës.

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe Shaqir Totaj i PDK do të garojnë në raundin e dytë për ulësen e të parit të Prizrenit./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera