Rozë

Antonela reagon për herë të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 30 December 2021

Antonela Berisha është banorja e fundit që la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”. Që ditën e parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo nisi me provokimet e saj ndaj banorëve.

Ndërsa tani, pas daljes së saj nga reality show, ka reaguar për herë të parë në profilin e saj në “Instagram”.

Antonela ka falenderuar me radhë të gjithë ata që iu gjendën afër asaj. Falenderim të posaçëm ajo ka bërë për produksionin dhe në veçanti për Arbanën.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët e kanë mbështetur dhe e kanë kuptuar në të gjithë rrugëtimin e saj.

Antonela u eliminua një javë pas debatit të fortë me këngëtaren e njohur, Big Mama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera