Lajme

Anton Quni: Tubim madhështor në Prishtinë, qytetarët plot entuziazëm për ndryshim e ringritje

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 15 January 2025

Kanidadati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni me numër 10, ka publikuar pamje nga tubimi i kësaj partie në degën e 5-të në kryeqytet.

Quni ka thënë se LDK-ja mbrëmë pati një tubim madhështor ku edhe një herë tjetër qytetarët dëshmuan gatishmërinë e tyre për ndryshim e ringritje.

Ai ka deklaruar se edhe kjo degë në Prishtinë po e mbështet fuqishëm e LDK-në e së bashkë me të edhe mirëqenien e Kosovës.

-Advertisement-

“Tubim madhështor në Prishtinë, në Degën e 5-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Edhe këtu gjetëm e lamë vetëm entuziazëm për ndryshim e ringritje. Dega e 5-të po e përkrah fuqishëm e masivisht LDK-në, e kështu, edhe të ardhmen, sigurinë dhe mirëqenien e Republikës së Kosovës.

Bëhu pjesë e fitores së madhe!💙 #LDK 124✔️ #MeLumirin ✌️”, shkruan Quni.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës mban numrin 124 në zgjedhjet e 9 shkurtit ndërsa Anton Quni është pjesë e kësaj liste me numrin 10./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera