Lajme

Anton Quni pret në takim veteranin britanik të luftës që shërbeu në Marinën e SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 07 May 2020

Ministri i Mbrojtes së Kosovës, Anton Quni, ka takuar një ushtarak me përvojë goxha të madhe.

Fjala është për Alastair Livingston, veteran britanik që ka shërbyer edhe në Marinën e SHBA-ve, shkruan gazeta inFokus.

“Sot, pata nderin ta presë në takim ushtarakun me përvojë, veteranin britanik të luftës dhe njëherit mikun e Kosovës Alastair Livingston të cilin e informova në lidhje me aktivitetet aktuale që janë duke zhvilluar Ministria e Mbrojtjes dhe FSK në menaxhimin e emergjencës shëndetësore në kuadër të operacionit ndërinstitucional si dhe me objektivat për të ardhmen”, ka thënë Quni.

-Advertisement-

Quni gjithashtu ka thënë që të dy janë dakorduar për të vazhduar takimet e për të shkëmbyer ide e eskperienca që janë në funksion të sigurisë së vendit e rajonit, shkruan gazeta inFokus.

“Shfrytëzova rastin ti shprehi mirënjohje dhe falenderim për kontributin e tij për paqe e liri dhe për gjithë angazhimin në periudhën e pasluftës në ndërtimin e vendit tonë, krahas rolit shumë të madh të të gjithë pjestarëve të kontigjentit ushtarak e civil të Mbretërisë së Bashkuar të angazhuar në Kosovë.

Të dy u dakorduan që të vazhdojmë takimet e përbashkëta për të shkëmbyer idetë dhe eksperiencat tona në funksion gjithëpërfshirës të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë

Ndryshe, Alastair Livingston shërbeu në Marinën e SHBA-së për 20 vite (1968-1988) duke filluar karrierën luftarake në Luftën e Vietnamit. Gjatë shërbimit të tij në Vietnam ai u dekorua me shumë çmime, përfshirë Yllin e Argjendtë dhe dy Zemra të purpurta. Pas pensionimit, Alastair Livingston filloi karrierën si ekspert ndërkombëtar për zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes. Ka vazhduar të punojë në një larmi rolesh përfshirë paqeruajtjen, parandalimin e konflikteve, të drejtat e njeriut me organizata përfshirë OKB, OSBE, Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe OJQ të ndryshme.

Ka shërbyer në zona të shkatërruara nga lufta duke përfshirë Kosovën, Kroacinë, Irakun, Taxhikistanin dhe Afganistanin. Ndër të tjera ai ka ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, mbikëqyrjen e një projekti unik të deminimit në Azinë Qendrore.

Në vendin tonë, ai ishte Drejtor Rajonal për OSBE-në në Kosovë nga 2000 deri në 2008, kurse në vitin 2014, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e emëroi atë si Këshilltar të Lartë në Zyrën për Çështje të Komunitetit për Kryeministrin e Kosovës”, ka thënë Quni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera